Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në tiranë, ku një grua është hedhur nga ura e Institutit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa 58-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.