Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga ranë Ndue Çupi, 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Uniformat blu janë vënë ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, ata kanë tentuar të largohen por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamëz, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip “Benz”, në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.