Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzë për shpërndarje kokainë, në qytetin e Beratit.

Mësohet se të arrestuarit janë 42-vjeçari Sokol Gjeci dhe 22- vjeçari Kledjan Demaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin kokainë të ndarë në doza në qytet.

Pas ndalimit, atyre u janë sekuestruar doza të konsiderueshme kokaine dhe para, që sipas policisë janë fitime nga shitja e lëndëve narkotike. Janë sekuestruar gjithashtu dy automjete dhe celularë për provë materiale pranë policisë.