Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Është idnetifikuar personi, i cili u gjet i pajetë nga kalimtarët, në rrugën e fshatit Vukatanë. Mësohet se viktima është 65-vjeçari Luigj Marku, i cili ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji. Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.