Një 23 vjeçar është qëlluar me thikë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan, ku ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka identifikuar viktimën. Ai është Regis Runaj, djali i një ish-punonjësi policie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autoritëve.
Ai është vrarë me thikë, ku në trupi i tij janë gjetur 7 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë dhe më pas është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. Nuk dihet akoma shkaku i vrasjes së tij, ku dyshimi kryesor ngelet prishja e pazareve të drogës dhe bashkëpunimi me Emiljano Ramazanin.
Regis Runaj ishte mik i Emiljano Ramazani, i cili u vra më 20 korrik të këtij viti, ndërsa po parkonte makinën e tij tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.
Vrasja e tij lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje 40-vjeçari është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat.