Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë në lidhje me krimet e rënda të ndodhura ditën e sotme në Tiranë.

Çuçi përgëzon fillimisht policinë për arrestimi ne autorit të masakrës së trefishtë, Dan Hutrës, ndërsa shton se ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.

”Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave“, shkruan Çuçi.