Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin ditën e sotme.
Gjatë fjalimit të zakonshëm ai është përballur me një të papritur, që e ka detyruar të ndërpresë fjalën e tij. Mes turmës u dëgjua një zë fëmije i cili thirri “Rama ik”, një shprehje e përdorur nga opozita kundër kryeministrit. Rama ndërpreu fjalën, teksa tha se mezi po e priste këtë moment.
“Mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japim ndonjë lekë aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, tha Rama.