Seanca e sotme plenare u shoqërua me zhurmë dhe kaos. Grupimi i Berishës bllokoi foltoren duke kërkuar me forcë paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të dhënë sqarime për përfshirjen për çështjen “McGonigal”.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca plenare Sali Berishën, por ky i fundit nuk iu bind kërkesës së saj për t’u larguar nga Foltorja dhe hyri në një lidhje “live” në Facebook.
Në atë moment, Luan Baci u kthye në ‘kameramanin’ e Sali Berishës pasi ish kryeministrit nuk i punonte celulari.