Është përshkallëzuar protesta para kryeministrisë, teksa Sali Berisha ka përfunduar fjalimin e tij.

Menjëherë pasi Berisha ka zbritur nga podiumi, disa nga qytetarët e mbledhur në tubim kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë. Efektivët e policisë të vendosur “gardh” për mbrojtjen e godinës janë kthyer me kurriz për të shmangur incidentet.