Opozita ka nisur pak më parë protestën e thirrur ditën e sotme para kryeministrisë.

Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, teksa në duar mbajnë disa pankarta të veçnta. Bie në sy ndikimi i reality show-t “Big Brother VIP”, i cili duket se është bërë frymëzim për thirrjet. Nga ana tjetër, përmendet edhe mega-grabitja e ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi. 

“Demokracisë i dalim Zot”, “Yje, gati për Burg Brother VIP” “Tigri Tigri po, pastruesja bëri kërdinë”, “Pluralizmit i dalim Zot”, “Ça të bën FBI-ja, s’ta bën perëndia” janë disa prej pankartave që bien në sy.

Ndërkohë vihet re se nuk ka një pankartë që përmend McGonigal, por vetëm FBI.