Ka nisur para pak minutash tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku qytetarë nga i gjithë vendi i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës dhe Ilir Metës për protestën kundër qeverisë.
Me vete protestuesit kanë marrë edhe një gomone, që simbolizon ikjen e shqiptarëve çdo ditë drejt Britanisë së Madhe.
Gazetarja Elda Menga ka bërë me dije se do të jenë rreth 20 folës, shumica nga shoqëria civile që do të marrin fjalën e tyre në podium.
Peshën kryesore të fjalës do ta kenë dy liderët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha e Ilir Meta./ Top Channel