Detaje të reja në lidhje me atentatin në Krujë ndaj Gentian Bejtjas janë bërë publike për mediat.
Sipas burimeve dyshohet se atyre u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së tij, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas dhe familjes së tij.
Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht, ndërsa ka mbetur viktimë kunati dhe i biri. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.