
Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Preng Gjinit është e rëndë.
Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.
Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.
Sipas informacioneve, Gjini ka humbur të dyja gjymtyrët.
Ndërkohë është mësuar edhe identiteti i italianit të plagosur aksidentalisht. Ai quhet Silvano Barbadoni dhe ishte në ure kur ndodhi shperthimi i telekomanduar.






