Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mesditën e sotme, teksa një 60-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Mësohet se 60-vjeçari ëshë dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë, në një pikë grumbullimi skrap, ku ai punonte. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.