Burgim të përjetshëm ka kërkuar prokuroria për Salvatore Tambe, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj në vitin 2013, në Itali.
Lamaj u mbyt me një fije najloni në një shtëpi në Muggiò dhe u muros në një rezidencë në Senago, ku u gjet gjashtë vjet më vonë.
Sipas mediave italiane, Tambe e mbajti viktimën të palëvizur ndërsa të tjerët e mbytën. Gjithashtu ai ishte arrestuar për këtë ngjarje në vitin 2020, ndërsa ishte në arrest shtëpie në Riesi, në provincën e Caltanissetta, një vend që luan një rol themelor në këtë histori hakmarrjeje dhe tradhtie, duke qenë se personat e përfshirë janë disi të lidhur me rrethi mafioz lokal.
Zbulimi i trupit të Lamajt u arrit falë bashkëpunimit me magjistratët e të dënuarit Carmelo Arlotta. Nga ajo pikënisje, hetuesit rindërtuan një enigmë të ndërlikuar, duke arritur në identifikimin e personit që urdhëroi vrasjen, Carmela Sciacchitano, 64 vjeç, e cila vendosi të hakmerrej pasi shqiptari e kishte lënë pas një lidhjeje dashurie.
Angelo Arlotta dhe vëllai i tij Carmelo u dënuan me 30 e 14 vjet burgim me dënime të shkurtuara. Të tjerë të dënuar për këtë ngjarje janë Francesco Serio, 45 vjeç nga Muggio, kushëri i Arlottas, me 3 vjet burg, si dhe për Cosimo Mazzola, 54 vjeç nga Cabiate, për fshehje të një kufome.