Një efektiv policie ka mbetur i lënduar nga përplasjet që po ndodhin para parlamentit ditën e sotme në protestën e thirrur nga opozita.

Mësohet se efektivi është lënduar, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të kordonit rrethues së policisë duke u përpjekur të hynë brenda ambienteve të Kuvendit.

Ndërkohë efektivët janë përgjigjur me spraj lotsjellës duke u përpjekur të shpërndajnë qytetarët.