Teksa jashtë godinës së Kuvendit vijon protesta e thirrur nga opozita, edhe brenda sallës së parlamentit nuk ka munguar kaosi.

Sali Berisha i shoqëruar nga disa deputetë të PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që deputeti Flamur Noka ka marrë një bilbil të cilit i ka rënë për të krijuar zhurmë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendjen Flamur Nokës pasi i ra bilbilit në Kuvend.