Operatorët turistikë dhe banorët e fshatrave në liqenin e Komanit kanë protestuar sot duke bllokuar tunelin e hidrocentralit.
Ata kundërshtojnë aksionin e policisë që solli bllokimin e varkave në lumin e Shalës, me të cilat transportonin turistët. Banorët thonë se turizmi është bllokuar nga ky aksion dhe në bujtinat e tyre nuk ka më as ushqime.
Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës kërkuan më shumë kohë që të pajisen me dokumentacion për mjetet lundruese që i përdorin për transportin e turisteve. Ata thanë se bllokimi i varkave i penalizon dhe i dëmton ekonomikisht.