Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend nga kronika dhe aktualiteti.

Duke folur për rastin e rëndë të zbuluar në tiranë, ku 52-vjeçari Gjergj Laçi ngujoi duke dhunuar për 6 vite gruan dhe dy djemtë e tij, Karamuço deklaroi se përgjegjës për rastin janë punonjësit socialë të cilët nuk kanë vepruar për ta parandaluar si ngjarje më herët.

Ai zbuloi se Laçi ishte radikalizuar vetëm vitin e fundit, por sipas tij kjo gjë nuk përputhet me historinë familjare të rëfyer në polici.

“Ajo që më ka interesuar për të analizuar, ka qenë e lidhur me radikalizmin dhe ekstremizmi ne dhunshëm. Nga të dhënat që kam, rezulton që personi ka rreth një vit që është radikalizuar. Ka pasur një konflikt me OSHEE për energjinë elektrike, por kjo nuk rezulton me historinë e tij familjare. Duhet parë shëndeti mendor, marrëdhënia me familjen. Është një alarm i madh, familja po dhunohet, po torturohet dhe këtë nuk e kontrollon vetën policia.

Ne na ka rënë shërbimi social. Parandalimi i këtyre rasteve nuk bëhet. A është trokitur ndonjëherë në derën e këtij zotërie për të parë kushtet ku rinë fëmijët. A ka pyetur shkolla pse këta nuk vinë në shkollë, pse nuk dalin po rrinë të mbyllur duke u dhunuar e duke dëgjuar të bërtitura. Mirë që nuk kemi pasur dhunë dhe përdorim armësh zjarri.

Nuk ka libër të shenjtë që e legjitimon dhunën sot. Që i privon lirinë njeriut, nga linjat e krishterimit apo myslimanizmit. Kjo ka të bëjë vetëm me natyrën kontrolluese të njeriut.

Prandaj këta punonjës që ne i paguajmë me taksat tona duhet të jenë aty. Policia nuk i trajton dot rastet e problemeve sociale direkt, këtë e bëjnë punonjësit socialë. Ka trauma familjaret jashtëzakonshme, fëmijë të abuzuar dhe dhunuar, dhe kur na pyesin çfarë do bëjmë ngremë supet sepse ligjet dhe institucionet janë aty por nuk veprojnë.

Personat e radikalizuar nuk rehabilitohen, nuk punohet për t’i përfshirë në shoqëri, thjesht vrojtohen nga anti-terrori. Ata ose do kthehen në sociopat, do urrejnë shoqërinë, ose do kthehen në formën e tyre të radikalizmit që kanë pasur më parë.”– tha Karamuço.