Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.

Në një prononcim pas daljes nga selia e PD, Meta deklaroi se nuk e njeh rezultati ne zgjehdjeve lokale të 14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” pësoi humbje të thellë.

Ai shtoi se ka fakte, se si procesi zgjehdo u manipulua nga qeveria. 

“Çdo minut fakte të reja tronditëse vijnë e dokumentohen se si mafia nën komandën e ramës shkatërrroi procesin zgjedhor. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, jo vetëm po dokumentohet por do nisë edhe procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë.

Ju e dini se pavarësisht nga ky tjetërsim, me porosi të Ramës, nën mbrojtjen e Edi Ramës, një gjë është e qartë, gomerët që u imponoi Rama qytetarëve për kryebashkiakë nuk do vjedhin më të qetë sic bënë në 4 vite, të cilat u ndanë më 14 maj. Përshkallëzimi I aksionit opozitar, në këshillat bashkiakë, rikthimi i transparencës për cdo qindarkë do nisë menjëherë. Ne do të luftojmë jo vetëm në emër të 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori dhe presioni të hapur votuan me sakrifica të mëdha, por edhe në emër të qindar mijëra të cilët u penguin, u intimiduan.

U morën kartat dhe u morën kartat dhe u kërcvënuan. Do ti shikoni të gjithë faktet që janë denoncuar para dhe pas e në vazhdimësi. Në radhë të parë është në rendin e ditës dokumentimi i masakrës zgjedhore, së dyti kontestimi ligjort zgjedhor dhe tre është përgatitja e dokumentacionit për organet ndërkombëtare dhe për të përgatitur betejën e transparencën në këshillat bashkiakë. Gomerët e Ramës nuk do të kenë më mundësi që të vjedhin më.”- tha Meta.