“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm.”
Kështu është shprehur Bledi Çuçit pas largimit nga detyra si Ministër i Brendshëm.
Por siç duket falenderimet e Çuçit nuk kanë qenë dhe aq të përzemërta ndryshe nga kjo formulë kortezie e të shprehurit.
Siç përflitet në rrjet ministri i shkarkuar ka ngelur hatërmbetur nga trajtimi që i bëri kryeministri Edi Rama.
Përflitet, nga burime të pakonfiruara, se shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar pa paralajmërim nga Twitteri i shefit të tij.
Ndër të tjera mësohet se Çuçi po njësoj mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje.
Ai nuk pati asnjë mundësi të takohet me kryeministrin gjatë së shtunës dhe as të informohet se cili do ta pasojë. Madje dhe emerimin e Taulant Ballës Çuçi e mori vesh njësoj me gjithë shqiptarët e tjerë.
Prandaj atij si mbetej gjë tjetër veçse t’i uronte suksese Ballës.
“Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”.