Deputetja e Partisë Demokratike ka folur me kritika në lidhje me seancën e Kuvendit.

Ajo u ka tërhequr vëmendje kolegëve duke thënë se seanca nuk nis asnjëherë në orar,. Teksa ka irnuar duke përmendur fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi Parlamentin si një kopsht zoologjik.

“Së pari seanca nuk nis asnjëherë në kohë, vendi i parë që e shoh të ndodhë kjo. Meqë jemi kopsht zoologjik siç na ka etiketuar kryetari tuaj. Merruni me kafazin tuaj që të vijë në kohë këtu, siç ndodh kudo në Evropë.

Gjeni vetë kush është mëshqera, e kush qelbësi.  Kryeministri i bie të jetë hijena.”- tha Açka.