Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe mandatit të klientit të tij.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se ku ndodhet ish zv. Kryeministri, ai ka treguar se Ahmetaj ndodhet pranë familjes në Angli dhe, se do rikthehet në Shqipëri vetëm kur të fitojë lirinë nga akuzat. 

Ai gjendet pranë familjes së tij, do të kthehet kur të ketë liri.“- tha avokati./ Top Channel