Banorët që jetojnë në pallatin nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi u është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre, të cilat do prishen.
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, me arsyetimin se nuk janë të dëmtuara nga tërmeti, pasi ata vetë i kanë riparuar. Gjatë protestës, një e moshuar është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi i ka rënë të fikët, teksa me lotësh kërkon që mos i prishej shtëpia e saj.
‘Ku të shkoj tani unë, është mesi i dimrit’- ka thënë e moshuara, e cila u ndje keq, së cilës i ra të fiktë.
Pallati i banorëve të zonë së ‘Myslym Ketës’ u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë që pallati ka dëmtime të riparueshme dhe u është thënë të ktheheshin në apartamente të cilat i kanë riparuar.