Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Ish-gjyqtarja e akuzuar për korrupsion megjithatë nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi dënimi i është konvertuar në 3 vite shërbim prove dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Margjekës, i cili ishte bashkëpunëtor i saj, është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv.
Me 3 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv u dënua dhe Klaudo Zhilla. Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.
Gjyqtarja Margjeka u arrestua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK në shtatorin e vitit 2020. Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se bashkëshorti i Mimoza Margjeka ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro, në mënyrë që ajo të zbuste masën e sigurisë për një të arrestuar.