Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e kryebashkiakut të Himarës për masë më të lehtë sigurie.
Përmes avokatëve, Beleri kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që shpalli të ligjshëm arrestimin e tij.
Dy ditë më parë GJKKO refuzoi kërkesën e Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”.
Kryebashkiaku i Himarës qëndron në qeli prej datës 12 maj, kur u arrestua si i dyshuar për blerje votash.