Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj foli për gazetarët përpara Parlamentit, për zgjedhjet e 28 korrikut për kreun e Partisë Demokratike.

Alibeaj tha se e rëndësishme është që të ketë transparencë  dhe gara të jetë e hapur dhe mos të ketë manipulime votash.

Alibeaj: Nëse ka një sfidë, sfida është një gjë tjetër: A do të bëjmë ne një farë të hapur dhe transparent dhe jo si në të shkuarën? Kjo është sfida dhe për këtë jemi për tu gjykuar.

Pyetje: A është e barabartë gara mes Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës?

Alibeaj: Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, pasi secili prej tyre ka vlerësuar garimin. Sfida është sa procesi është transparent dhe sa hapësirë do të iu jepet këtyre kandidatëve dhe sa do të bëjmë një proces ku nuk manipulohen votat si në te shkuarën. Simptomat e dikurshme të manipulimit të votave si në të shkuarën, kanë marrë fund

Pyetje: A do të mund ta udhëheq Lulzim Basha PD përpara?

Alibeaj: PD e suksesshme nuk do të duhet dhe nuk do të jetë një  parti që varet nga shijet dhe nga humori i një udhëheqësi ajo  parti që varet nga një lider me mirë të mos ekzistoje fare  , secili nga udhëheqësit do te shtrohen gjykimit të popullit demokratik .