Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Shqipëria Live” Kujtim Popaj, i cili u shfaq në një video ditën e djeshme, ku sipas tij teksa e godiste me një kaçavidë një grua për “t’i hequr xhindet”, ka dhënë më shumë detaje.

Ai tha se gruaja ishte në fazën më të rëndë të pushtimit të xhindeve, ndërsa tha se lincensën e ka nga një institucion i Bagdatit.

“Unë kam fakte që ajo kishte magji. Videoja e publikuar është e para një viti. Vetëm një herë kam pas kontakte më çiftin. Erdhi dhe më tha se gruaja e tij kishte magji, kishte ardhur bashkë me ta dhe nëna. Nuk e kam bërë unë atë video, e kanë bërë të afërmit. Janë montime ato që janë shfaq në video. Gruaja kishte nivelin më të madh të xhindit. Jam i lincensuar nga një institucion i Bagdatit.

Unë jam sheh, Kujtim Popaj”, tha Kujtim Popaj.