Një tjetër viktimë është shënuar nga aksidenti i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Incidenti ndodhi në mbikalimin e Saukut, me automjetin që për shkak të shpejtësisë ra nga mbikalimi.

Dy vajza të vdekura dhe 3 të plagosur është bilanci i aksidentit të frikshëm.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip shihet automjeti tip Audi i shkatërruar plotësisht, dhe viktima në cep të rrugës që mbulohet me batanije nga policia.