Drafti që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës për çështjen e Asocaicionit është shndërruar në arsye për tension ditën e sotme, mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Situata ndodhi në fund të konferencës për media të mbajtur sot në Beograd. Gjithçka nisi kur Rama tha se propozimin e tij për Statutin e Asociacionit ia kishte dërguar Gjermanisë dhe Francës, të cilat sipas tij janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.
Vuçiq është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është vendosur sipas Marrëveshjes së Brukselit”.