Vladimir Kurti i ka dërguar një mesazh të qartë Dan Hutrës nga qelia e burgut, pasi i vrau motrën dhe i plagosi nënën e tij gjatë masakrës së 1 marsit.

Kurti ka treguar se për ngjarjen ëhstë informuar nëpërmjet televizionit, ndërsa më pas ka komunikuar me familjarët e tij. Ai shtoi se për Hutrën ka vetëm një mesazh: “Nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri.”

“E kam marrë vesh me anë të televizorit. Dha fillimisht për ato 2 të tjerat pastaj aty dha dhe për motrën time. Unë e dija dhe për nënën. E dija dhe për nënën dhe kam dalë në telefon dhe kam folur me njerëzit e mi çfarë po ndodh se s’po ma hapnin telefonin…në momentin që kam parë. Pastaj më kanë thënë robt e mi që kam folur në telefon më thanë që kështu kështu janë te spitali ushtarak, më thanë nuk dimë gjë, bëhu i fortë më thanë, nuk dimë gjë janë gjallë a kanë vdekur. Edhe kështu fola derisa mora vesh që nëna kishte shpëtuar.

Nëna më tha që ka hyrë nga avllia dhe e ka goditur pas shpinë. E ka parë aty me armë thë dhe i ka tentuar motra me ik me u fut brenda. Aty e ka goditur pas shpine.

Fillimisht, ai ka parë një komshie aty, e ka parë aty dhe ka kujtuar mos është nëna ime. Ai ka dashur të vrasë vëllain por nuk e ka gjetur vëllain aty dhe vrau motrën.

Me motrën e kam pasur atë raport që një herë po ta merrja në telefon me më sjellë telefoni, më sill këtë sill atë, ajo vinte direkt. Vinte me gjithë burrin e vetë. Kam qenë shumë i lidhur, nuk e di mezi po e përballoj. Ka qenë e fejuar. Atë ditë ka ardhur se do ikte i fejuari në Spanjë. Atë ditë ka ardhur ajo, por ai ka pasur një javë që përgjonte, e kanë parë komshinjtë, ka shkuar, ka pyetur, s’ka lënë vend pa pyetur ku e ka shtëpinë. Jemi 2 familje me një mbiemër, fillimisht e ka ngatërruar ka shkuar në një shtëpi tjetër. I kanë thënë jo është kjo tjetra dhe i kanë treguar. E pastaj ka pyetyr aty rrugës njerëz ku e ka shtëpinë dhe ia kanë treguar se nuk e kanë ditur pse kanë kërkuar. Uën Dan Hutrës nuk kam asgjë për t’i thënë.

Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri.”- tha Kurti.