Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

Pas votimit, ka rezultuar se 78 deputetë kanë votuar kundër kësaj kërkese, teksa vetëm 3 deputetë të opozitës kanë votuar pro.

Deputetët mbështetës të grupit Alibeaj, u larguan nga salla dhe nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që në seancë gjatë votimit, u panë të qëndrojnë ata të PDIU dhe PL.