Ditën e sotme ka përfunduar numërimi i votave për kryetar në bashkinë më të madhe në vend Tiranën, ku Erion Veliaj është shpallur fitues.

Veliaj fiton kështu një mandat të tretë, me një diferencë të thellë prej 58,337 votash diferencë, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Teksa epërsia e Veliajt u vu re që në kutitë e para, surprizë është rezultati i arritur nga “Lëvizja Bashkë” dhe kandidati Arlind Qori, i cili ka marrë plot 13,853 vota, duke lënë pas kandidatin e PD-së së Alibeajt, Roland Bejkon me 12,388 vota.

Lista mbyllet me kandidatin e “Frontit të Majtë”, Marko Dajti me 2,807 vota dhe Lajla Peranska e PDIU-së, e cila mori 2,104 vota.