Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas ku një çift të moshaurish ndërruan jetë.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se burrë e grua Arjan dhe Majlinda Yze ishin duke komunikuar me familjarët e tyre, kur papritur linja u shkëput në orën 20.00, duke bërë që familjarët të kuptonin se diçka kishte shkuar keq.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Prrenjas, por u pikas që mjeti kishte rënë në lumë vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë përgjumja, apo dhe ndonjë problem i mundshëm shëndetësor i drejtuesit të automjetit. Drejtuesi mjetit ka dalë nga rruga dhe ka ecur anash mbrojtësve anësore dhe ka përfunduar në lumë.