Analisti i njohur, Frrok Çupi ka paralajmëruar se protesta e opozitës ditën e sotme mund të degjeneroj në dhunë.

Në një intervistë televizive ditën  e djeshme, ai ngriti shqetësimin sesi do të shkojë protesta e sotme, ditë kur edhe pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike, ndërsa ndër të tjera theksoi se protestuesit mund të marrin edhe lopata dhe sëpata për të shkaktuar trazira.

“Kam shumë miq në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra absurd se po përgatiten me bisht e lopate e sëpate për t’u përgatitur nesër për një demonstratë të dhunshme. Në të gjitha rrethanat nuk do ketë një vendim që të çregjistrojë Partinë Demokratike pasi ajo është legale dhe ligjore”, deklaroi ai.

Çupi: Opozita në hall prej Berishës

Më tej analisti Frrok Çupi thotë se opozita është në hall prej Sali Berishës, duke komentuar akuzat e këtij të fundit ndaj Departamenti Amerikan i Shtetit për gjobëvënie, të cilat u hodhën poshtë nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se opozita drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy persona të cilët akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë. E ndërsa Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çupi paralajmëroi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Metën shumë shpejt. “Shansi shumë i mirë i mazhorancës shqiptare, i kryeministrit të Shqipërisë, është se opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës.

Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohen nga më të korruptuarit e botës, njerëzit që janë në krye të tabelës për korrupsion dhe për minim të demokracisë. Ne kemi dy ish-presidentë, në aparencë, duket sikur prodhojmë liderë vetëm për të qenë absurd, njerëzit që sulmojnë Perëndimin dhe që krijojnë absurdin. Për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Këta i dhanë një shans shumë të madh qeverisë, edhe sikur sadopak të drejtë të kishte opozita, ajo e drejtë humbi për arsye se në krye, si gjeneral lufte kundër qeverisë dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vunë dy njerëz që janë në akuzë, janë nën hetim.

Jo vetëm nën hetim, por njëri prej tyre është konsideruar dhe tjetri shumë shpejt, konsideruar si një minues i demokracisë. Çfarë mund të jesh më shumë se minues i demokracisë”, tha ai. Analisti tha se Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohet nga dy ish president që janë më të korruptuarit në botë. “Opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës. Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohet nga dy ish president që janë më të korruptuarit në botë, njerëzit që janë në krye të listës për minim të demokracisë. Ëndrra e tyre shumë don kishoteske, është që të hedhin akoma ndaj zyrtarit të Departamenti Amerikan i Shtetit me idenë se ne jemi zotër të Ballkanit, por këto akuza do ta çojnë Sali Berishën në ferr”, u shpreh ai.

Frrok Çupi: Fjalimi i Ramës në Kuvend i duhur

Ndërkohë analisti Frrok Cupi theksoi se opozita shqiptare po demonstron “donkishotizëm” me retorikën e saj sulmuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se opozita ka humbur çdo gjë.“Qëllimi i opozitës është të demonstrojë donkishotizëm duke sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi ka humbur çdo gjë, të fitojë idenë që Berisha është burrë i fortë dhe lufton me Amerikën”, tha ai.

Ai komentoi gjuhën që kryeministri Edi Rama përdori sot në seancën e interpelancës në Kuvend për çështjen e “McGongial”. Sipas tij, ironia e Ramës, ishte strategjia e duhur për t’ju përgjigjur absurditetit në të cilin ndodhet opozita shqiptare. “Fjalimi i tij, ishte i vetmi fjalim që mund t’i përgjigjej opozitës në atë absurditet. E vetmja gjuhë ishte gjuha ironike ashtu sikurse ishte, por ishte dhe mesazhi i kravatës së kryeministrit”, nënvizoi Çupi.