Janë botuar në fletoren zyrtare 3 ligjet e kontestuar, të cilët u miratuan në heshtje nga presidenti Bajram Begaj.

Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë. Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit, të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Nga ana tjetër, ligji për kanabisin, legalizon lëndën narkotike për përdorim mjekësor.

Ndërkohë, me ligjin për Akademininë e Shkencave, kryetarit i lejohet një mandat i dytë dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç