Sot në Gjykatën e Elbasanit nga ora 08:00-16:00 do zhvillohet seanca gjyqësore e vlerësimit të arrestit për të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Rrjeti” të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, gjatë të cilit u shkatërrua plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht tre të tjerë.

Gjatë këtij megaoperacioni nga 52 urdhër arrestet u ekzekutuan 45 dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim.

Dje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë. Ndërsa 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.

11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.

10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

45 të arrestuarit nga policia gjatë megaoperacionit “Rrjeti”

Joni Hasnjoku

Durim Novaku

Hysni Sadushi,

Arsen Vishkulli,

Emiljan Dinja,

Ledi Nergjoni,

Erist Skilja

Gazmir Panxhi

Gentjan Shabani

Florenc Demiri

Gavrosh Berati

Rigert Kokoneshi

Ferdinand Sadushi

Ahmet Kushi

Denis Darzeza

Florenc Puto

Storado Sadushi

Emre Puro

Rezarta Isufaj,

Shpetim Myrta

Edor Hasanllari

Andrea Gugu

Armando Buzani

Erind Hoxha

Ilirjan Kume

Sali Isufaj

Klajdi Isufaj

Igli Merko

Hekuran Gjeli

Xhuljano Gjyla

Enea Hysenbelli

Leonard Tola

Aldo Gjeli

Esmirand Lici

Xhulio Lluca

Armand Lluca

Oltjon Çela

Sara Çepi

Xhevit Bogdani

Taulant Novaku

Amarildo Sallaj

Romarjo Bora

Rudolf Korumi

Mariglen Hida

Fatmir Durbaku