Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një shtetas koreano-jugor u gjet i vdekur.

Mësohet se 39-vjeçari me inicialet D.K., jetonte dhe punonte në Shkodër që nga muaji shkurt të vitit 2022. I riu kishte marrë me qira banesën për të jetuar i vetëm, ndërsa në të njëjtin vend u gjet i dekompozuar.

Sipas deklarimeve të pronari të banesës, ky i fundit kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj. Duke u gjendur në këto kushte 38-vjeçari kishte hapur derën e banesës dhe kishte konstatuar trupin e pajetë të të huajit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K., e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.