Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, pas takimit të zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Rama nuk ka zgjedhur të komentojë gjatë, teksa ka thënë se ky ishte thjesht një takim informal dhe, kush ka dahsur ka ardhur, e kush nuk ka mundur, ka munguar.

“Sa i përket Kurtit, nuk shikoj asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.