Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor.
Mësohet se takimi është zhvilluar si parapërgatitje për takimin në lidhje me procesin e Berlinit, që pritet të mbahet në muajin tetor, në Tiranë.
Megjithatë, ky organizimi nxrroi sërish në pah krisjen që ekziston mes marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar ftesën e Ramës, duke mos marrë pjesë në takim.
Mësohet se pjesëmarrës ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.
Kurti ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami. Në takimin informal ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk ishte i mundur për shkak të protokollit. Bislimit i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se doja e takimit do t’i dërgohet me postë qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.