Ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë për shtyp pas tensioneve të ditës së sotme në kampin e MEK.
Në fjalën e tij, ministri hodhi poshtë pretendimet e muxhahedinëve, të cilët thanë se 70-vjeçari Ali Mostashari ndërroi jetë pasi u asfiksua nga gazi lotsjellës, i hedhur nga policia shqiptare gjatë përplasjeve. Sipas Çuçit, pritet autopsia për të mësuar shkakun e vdekjes së tij, ndërsa shtoi se policia ka pamje që e provon këtë gjë.
“Personi që ka vdekur sot ju garantoj se vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko ligjore, ka pamje nga policia.”– tha Çuçi.