Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar ditën e sotme 20 shkurtin e vitit 1991, dita e rrëzimit nga pushtetit të diktatorit Enver Hoxha.
Berisha u shpreh se Enver Hoxha ishte figura më e urryer e kombit, ndërsa tha se mesazhi i dhënë në ’91 për rrëzimin e diktaturës është sot më aktual se kurrë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e opozitës dhe demokracisë shqiptare.
“Enver Hoxha paraqitet si figura më e urryer e kombit shqiptar. 32 vite më parë kulti i Enver Hoxhës ishte prezent në këtë vend. Studentët me një vendim epik të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre nisen me 17 shkurt të 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur Shqipëria. Qytetarët e Shqipërisë vërshuan nga të katër anët. Pa 20 shkurt nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik dhe përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist. Mesazhi i 20 Shkurtit është sot më aktual se kurrë pas 32 vitesh Edi Rama, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanke te studentët, i biri i një xhelati tjetër firmoste varjen në litar në një akt hakmarrje primitive. Sot kemi njeriun që me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar suksesin e platformës së Millosheviçit për shpërbërjen e vendit. Edi Rama përbën një rrezik ekzistencial për çdo shqiptar pavarësisht për bindjen e tij demokratike”, ka thënë ai.