Paka para nisjes së protestës para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha është pritur nga simpatizantët demokratë sapo mbërriti në dyert e selisë blu, teksa ata e shoqëronin duke brohoritur ndërsa mbanin flamujt e PD në duar.

“Do jetë protestë mbarëkombëtare. Revolucioni sapo filloi”, tha Berisha para se të futej në selinë  e PD.

Mësohet se protestuesit do të ndahen në disa pika të kryeqytetit, teksa një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza. Ndërkohë që pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.