Strukturat drejtuese të disa komisariateve të policisë vendore kanë pësuar ndryshime.

Mësohet se në policinë e Kavajës është shkarkuar nga detyra e shefit të komisariatit Emiljan Pasha, i cili është zëvendësuar me Gazmend Dermozin. Ndërkohë Pasha mësohet sedo të mbajë detyrën e  Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë.

Gjithashtu lëvizje janë raportuar edhe në Mirditë e Kukës. Bëhet me dije ss Behar Caka emërohet shef Komisariati në Lezhë, ndërsa në Mirditë vendoset Paulin Çupi dhe në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta. Sakaq Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.