Pas shumë orësh të gjata numërimi votash, ka dalë rezultati i zgjedhjeve të 14 majit edhe në Kukës.

Safet Gjici ka marrë mandatin e dytë në Bashkinë e Kukësit, duke lënë pas me vota dy kandidatët e tjerë.

Ai ka marrë 11,623 vota, e kthyer në përqindje 49.70%.

Kandidati Admir Sinamati i “BF”-së ka marrë 9587 vota, e ndërsa Abedin Oruçi i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë ka marrë 2178 vota.