Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e shqiptarit me plumb në kokë, pas një sherri në Greqi.

Mësohet se shqiptari është me origjinë nga qyteti i Fierit, teksa ende nuk është bërë publik identieti i tij. Sipas mediave greke, ai është një person me precedentë të theksuar penalë dhe kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë, pas një konflikti të vjetër me një 35-vjeçar grek. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.