Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali ditën e sotme, pas zbulimit të  një sasie kokainë në një kontejner bananesh.

Mësohet se 37-vjeçari kishte për detyrë të merrte drogën, pasi kontejneri  mbërriti në Xhenova, në  Vado Ligure në bordin e M/n “Victoria L”. Kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë me banane, ndërsa gjatë monitorimit u zbuluan 60 kilogramë kokainë të fshehura mes frutave. 

Shqiptari u arrestua në flagrancë teksa u hodh në kontejnerin me qëllim rikuperimin e drogës, të ndarë në 50 pjesë. 

Në momentin e arrestimit, shqiptari posedonte një armë zjarri 13 fishekë, e cila u konstatua e vjedhur, një radio- transmetues dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit. Aktualisht po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës, e cila, e vendosur në tregun me pakicë, e cila do kishte kapur vlerën mbi 5 milionë euro.