4 fshatra janë izoluar plotësisht ditën e sotme, pas bllokimit të aksit rrugor që lidh Kuksin me njësinë administrative Grykë Çajë.

Rruga është bllokuar pas rrënies së inrteve, si pasojë e erozionit të pandërprerë në këtë zonë.  Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve dhe emergjencave të bashkisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Civile e Ministrisë së Mbrojtjes dhe grupe ekspertësh nga Instituti i Gjeologjisë për vlerësimin e situatës.

Rruga e bllokuar Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.