Përveç problemeve me pajisjet elektronike, procesi i votimit në vendin tonë është shoqëruar edhe me problematika të tjera, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike në disa zona.

Një konflikt ka ndodhur edhe në Maliq, në zonën e Zvezdës, ku deputeti i PD-së Edmond Spaho është përplasur me një person në një qendër votimi.

Nuk dihet se cili është personi në fjalë, teksa vetë Spaho ka deklaruar se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen. Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.

“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dale jashtë. Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho