Pjesëmarrja e qytetarëve në votime për zgjedhjet për drejtuesit e pushtetit vendor deri në orën 16:00 është 32.19%.

Shifrat janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Të dhënat janë marrë në 2.679 qendra votimi nga 5.213 në total.

Deri më tani kanë votuar 619.193 qytetarë nga 1.898.349 në listat e qendrave të votimit të raportuara.